Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Shtatë largime, vetëm një afrim: Situata e Barcelonës në këtë afat kalimtar deri tani

Shtatë largime, vetëm një afrim: Situata e Barcelonës në këtë afat kalimtar deri tani

Barcelona po kalon një verë tjetër të ngarkuar, ku deri më tani katalanasit kanë pasur më shumë sukses me largime sesa me blerje të reja.

Ka ende një muaj të plotë në afatin kalimtar veror, kur shumë gjëra mund të ndryshojnë, pasi klubi është koncentruar vetëm në dy afrime, Nico Willams dhe Dani Olmo, për të cilët ka ofertat gati.

Joan Laporta dhe Deco deri tani kanë afruar vetëm sulmuesi Pau Victor, që vjen nga Girona me një marrëveshje prej 3 milionë eurosh.

Numri i lojtarëve të larguar është i gjatë, me shtatë lojtarë që janë larguar nga “Camp Nou” deri më tani, e ku Barcelona, ka përfituar nga disa prej tyre.

Qendërmbrojtësi maroken Chadi Riad u largua nga Barça për në Crystal Palace, ku katalanasit morën 10 milionë euro për lojtarin. Pas tij u largua edhe Marc Guiu me Chelsean që pagoi klauzolën e lirimit të sulmuesit prej 6 milionë euro.

Nga Abel Ruiz i cili ishte larguar nga Camp Nou për në Braga më shumë se katër vjet më parë, Barca siguroi një fitim prej afër 1 milion euro nga klauzola e shitjes, pasi Braga e shiti te Girona në qershor.

Sergino Dest nënshkroi për PSV-në, ku ashtu si në rastin e Ruizit, klubi do të mbajnë përqindje të çdo shitjeje të ardhshme.

Marcos Alonso, Oriol Romeu dhe Sergi Roberto janë larguar, pasi kontrata me klubin blaugrana kanë përfunduar.

Powered by WordPress