Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > ShSKUK: Shërbimet e dializës nuk janë ndalur, pacientët po e marrin trajtimin e rregullt

ShSKUK: Shërbimet e dializës nuk janë ndalur, pacientët po e marrin trajtimin e rregullt

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës përmes një reagimi ka njoftuar se për shkak të informatave të ndryshme, në shumë raste të pa verifikuara, Shërbimet e dializës nuk janë ndalur.

Sipas njoftimit, pacientët po e marrin trajtimin e tyre të rregullt, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme.

Teksa thuhet se për momentin, ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave dhe nuk ka pasur asnjë vonesë në ofrimin e shërbimeve.

“ShSKUK, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të stabilizohet plotësisht”, thuhet tutje.