ShSKUK-ja ka ngushëlluar për vdekjen e pediatrit Faton Morina.
Ata thanë se Morina do të kujtohet si njeri i urtë dhe punëtor.
“Me dhimbje dhe pikëllim pranuam lajmin për vdekjen e Prof.Dr. Faton Morina, specialist i Ortopedisë dhe ish- drejtor i Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Prof.Fatonin e kujtojmë si njeri punëtorë, kolegial dhe i urtë, me vyrtyte të larta njerëzore dhe profesionale, i gatshëm në çdo kohë për të përkrahur, dhe përgatitur gjenerata të tëra të mjekëve dhe ortopedëve të rinj.Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve për këtë humbje të madhe!”, thuhet në njoftim.