Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shqiptarja Thëllenza Krasniqi emërohet Sekretare e Shoqatës së OKB-së në Westchester

Shqiptarja Thëllenza Krasniqi emërohet Sekretare e Shoqatës së OKB-së në Westchester

Thellenza Krasniqi ka marrë një detyrë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u emëruar Sekretare e Shoqatës së Kombeve të Bashkuara të SHBA-së – Dega e Westchesterit.

Lajmin e ka bërë të ditur motra e saj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur krenarinë për arritjen e Thellenzës dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm në çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut, drejtësinë dhe barazinë.

“Jam jashtëzakonisht krenare për motrën time, Thellenzën, dhe për gjithçka që ajo vazhdon të arrijë. Përkushtimi i saj ndaj të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe barazisë është vërtet frymëzues”, ka shkruar ajo.

Në postimin e saj, motra e Thellenzës ka veçuar edhe përgjegjësinë e re që ajo ka marrë, duke e cilësuar këtë rol si një tjetër arritje për t’u krenuar.