Ita Gani po ashtu tha se situata në Izrael është edhe më e vështirë, pasi sipas saj, paralelisht po sulmon edhe Hezbullahu i Libanit.
“Situata vazhdon të jetë e vështirë. Mbrëmë natën kemi pasur katër sulme nga Irani dhe ajo që e bën ndryshe këtë luftë në këtë moment, kemi edhe Hezbullahun e Libanit që paralelisht gjuan në veri të Izraelit. Ndryshimi i madh në këtë luftë është se Izraeli lajmëron njerëzit në vendet ku sulmon”, u shpreh Ita Gani në Klan Kosova