Një rus i njohur për autoritetet greke, madje i cilësuar si “i rrezikshëm” si dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar janë në kërkim nga policia për të shtënat në një minimarket në qendër të Chania.

Në një video të publikuar nga media greke zarpanews.gr shihet shqiptari i cili ndodhet në motorin me të cilin të dy u arratisën pas sherrit të përgjakshëm.

Ndërkohë që pronari sirian i mini marketit pohon se nuk i di arsyet e sulmit.

Gjatë përleshjes në mini-market kanë mbetur të plagosur dy djemtë e pronarit, 32 dhe 34 vjeç, ku njëri prej tyre vazhdon të jetë në spital, pasi u qëllua në gju.

Në videon nga momenti i përleshjes, dy persona duket se kanë rrahur rusin, i cili dukej i gjakosur dhe i plagosur në fytyrë. Rusi më në fund arrin të largojë dhe qëllon dy herë, me një revole që plagos në gju djalin 34-vjeçar të pronarit. “Lëre armën, dikush do të vritet”, dëgjohet duke thënë dikush.

Më pas, autori largohet në këmbë dhe arratiset me motor me shqiptarin, i njohur edhe ky për autoritetet greke, raporton TCH.