Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqiptari në Angli fsheh drogë në çorape, dënohet me tre vjet burgim

Shqiptari në Angli fsheh drogë në çorape, dënohet me tre vjet burgim

Një shqiptar në Angli është dënuar me tre vite burg pasi policia e vendit e kapi duke fshehur një sasi drogë në çorape.

Gjatë kontrollit në zonë, policia iu afrua Elis Kolës, i cili ishte në makinën e tij, pasi dyshohej se ishte i përfshirë në trafik droge, raporton Top Channel.

Kola, 39 vjeç, pranoi se kishte drogë dhe oficerët gjetën 22 qese kokaine të mbështjella me vlerë më shumë se 1 mijë e 100 paund të fshehura në një çorape në derë.

Në Gjykatën e Kurorës të Peterborough të mërkurën, Kola u dënua me tre vjet burg pasi u shpall fajtor për posedim me qëllim të furnizimit me kokainë.