Shqipëria e Kosova viteve të fundit jo rrallë herë janë tronditur nga ngjarjet e rënda të dhunës e vrasjeve, sidomos ato brenda familjeve.
Një ngjrje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë ku një djalë vrau nënën e tij dhe bëhet fjalë për vrasje të rëndë.
Ndërsa një ngjarje e rëndë sot ka ndodhur edhe në fshain Randobravë të Prizrenit,ku një baba ka shtënë me armë zjarri tri herë në drejtim të vajzës së tij.
Rasti ka ndodhur pas një konflikti verbal me familjarët. Por fatmirësisht asnjë person nuk është vrarë apo lënduar.
Po ashtu një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mallakastër. Një 26-vjeçar dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur. Policia bën me dije se viktima e dyshuar e aktit seksual është një 15-vjeçare.
Një 29-vjeçar në Tiranë ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u vetëvarur me litar.
Kjo ngjarje e rëndë që u regjistrua pasditen e sotme në zonën e Qytet Studentit arriti të parandalohet nga familjarët e 29-vjeçt.
Ky i fundit, më pas ka hipur në çatinë e katit të dyrë dhe është hedhur nga aty, duke marrë dëmtime e për pasojë është transportuar në spital.
E një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në Fier. Një 33-vjeçare ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj. Raportohet se shkak i plagosjes është bërë një sherr i momentit. 33-vjeçari është kthyer në banesë në gjendje të dehur dhe situata mes çiftit ka agravuar deri në dhunë fizike.
Autorja e plagoset mësohet se është nënë e tre fëmijëve. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë. 33-vjeçari i plagosur ndodhet në spital ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. /TV Arbëria