Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqiptarët skeptikë? ‘refuzojnë’ ChatGBT dhe shërbimet dixhitale

Shqiptarët skeptikë? ‘refuzojnë’ ChatGBT dhe shërbimet dixhitale

Anketa e fundit nga Barometri i Ballkanit tregon një përfshirje të ulët të shqiptarëve në përdorimin e teknologjisë dhe shërbimeve dixhitale.

Nga të anketuarit në Shqipëri, vetëm 4% e tyre kanë përdorur ChatGPT, një numër shumë më i ulët se në Kosovë (20%) dhe Maqedoninë e Veriut (13%). Ndërkohë që në Malin e Zi rreth 7% e popullsisë e përdorin Inteligjencën Artificiale dhe në Serbi, 6%.

Kjo tendencë pasqyron një diferencë të dukshme në adopimin e inteligjencës artificiale në rajon.

Përveç kësaj, Shqipëria ka gjithashtu përqindjen më të ulët të individëve që kryejnë blerje online, me vetëm 27%, krahasuar me 44% në Kosovë, në Bosnjë 38% dhe 37% në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa mesatarja rajonale është 36% pasi edhe në Mali i Zi dhe Serbi raportohen nivele të ulëta përkatësisht 32 dhe 35%.

Në fushën e shikimit të platformave si Netflix, shqiptarët gjithashtu shfaqin një interes të ulët, me vetëm 12% abonentë, ndërsa Kosova ka përqindjen më të lartë në rajon (38%). Pas Kosovës, Netflix ka shikueshmëri të lartë në Malin e Zi ku 25% e qytetarëve e ndjekin këtë rrjet, të ndjekur nga boshnjakët 20% dhe maqedonasit me 17%. Edhe Serbia ka shikueshmëri të ulët të këtij rrjeti, me vetëm 14%.

Këto rezultate duket se sugjerojnë se shqiptarët janë ende skeptikë të teknologjisë dhe shërbimeve dixhitale që të kursejnë mjaft kohë. /joqalbania/