Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Shqiptarët në Mulhouse të Francës protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Shqiptarët në Mulhouse të Francës protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Numër i madh i shqiptarëve janë mbledhur sot në një shesh publik në Mulhouse të Francës, në shenjë proteste kundër aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas pamjeve protestuesit janë tubuar në qendër të qytetit, duke mbajtur flamuj kombëtar dhe simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tubimi në Mulhouse ishte paralajmëruar më parë nga organizatorë të diasporës, të cilët e kishin njoftuar si protestë paqësore, me nisje në orën 17:00.

Protesta vjen si vazhdimësi e valës së tubimeve që shqiptarët e mërgatës kanë mbajtur në qytete të ndryshme të botës që nga shpallja e vendimit më 16 shtator, kur Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet.

Kujtojmë se dje u protestua në 14 komuna të Kosovës.