Kërkesat e shqiptarëve për azil në vendet e Bashkimit Evropian, shënuan ulje gjatë periudhës së tre muajve të parë të vitit 2023. Vetëm në Greqi, 131 mijë shqiptarë nuk kanë pranuar të rinovojnë lejet e qëndrimit.
Numri i lejeve të qëndrimit për shqiptarët në Greqi është reduktuar pothuajse përgjysmë nga 422,000 sa ishin në vitin 2021 në vetëm 291,000 më 2022.
“Autoritet greke kanë thënë se 131 mijë shqiptarë nuk kanë pranuar të rinovojnë lejet e tyre të qëndrimit, duke nënkuptuar se një pjesë e tyre tashmë është larguar nga vendi, ndërsa të tjerë planifikojnë largimin”, sipas Tch.
Ndonëse ende nuk janë dhënë arsyet zyrtare të largimit të atyre që po kthehen në shtëpitë e tyre në Shqipëri, kushtet e punës dhe kriza ekonomike besohet të jenë shkaktarët kryesorë.
Se kërkesat e shqiptarëve për azil në vendet e BE-së kanë rënë, vihet re edhe në statistikat e publikuara nga Home Office, të cilat treguan se nga periudha janar-mars në Britaninë e Madhe hynë vetëm 29 shqiptarë.
/TV Arbëria