Ditën e martë do të luhen 5 ndeshje në kuadër të Ligës së Konferencës.
E veçantë është se në 4 prej tyre, konkurrojnë klube shqiptare, shkruan “Gazeta Express”.
Kështu Drita përballet me Breidablik fillimisht në 17:00, në “Zahir Pajaziti”, pasi e fitoi ndeshjen e parë me shifrat 2-1.
Më pas Struga mat forcat në transfertën e Pyunik nga ora 18:00.
Ballkani kundër Hamrun në 20:00 dhe Deçiq përballë Dinamo Batumit prej orës 21:00, do të mbyllin sfidat e së martës.
Kujtojmë se vetëm Ballkani ka barazuar takimin e parë, ndërsa klubet e tjera mësipër fituan.