55% e shqiptarëve të Kosovës janë për Kamala Harris. Ndërsa, 59% e serbëve janë me Donald Trump, që është edhe mbështetja më e lartë për këtë të fundit në Evropë.
Sipas një ankete të korrespodentëve evropian, sondazhet tregojnë se shumica e evropianëve do të preferonin Kamala Harris mbi Donald Trump.
Harris favorizohet në 24 vende evropiane, kryesisht perëndimore dhe veriore. Në të kundërt, vetëm tetë vende evropiane do të votonin për Trump nëse i jepej opsioni.