Blog Post

Arbëria TV > Sport > Shqiptaret dhe Rumunët përfshihen në rrahje në mes vete brenda kantierit të ndërtimit në stadiumin e Barcelones

Shqiptaret dhe Rumunët përfshihen në rrahje në mes vete brenda kantierit të ndërtimit në stadiumin e Barcelones

Shqiptaret dhe Rumunët përfshihen në rrahje në mes vete brenda kantierit të ndërtimit në stadiumin e Barcelones.

Ndërsa FC Barcelona po punon pa ndal për të siguruar që punimet e Spotify Camp Nou ta lejojnë atë të rikthehet sa më shpejtë në stadiumin e vet. Lajmi kryesor nga stadiumi sot nuk është për punët e ndërtimit, por për një rrahje në mes puntorëve të ndërtimit. Siç merret vesh nga burime të sigurta, rreth 20 persona janë përplasur me shkopinj duke shkaktuar lëndime të shumta.

Punëtorët në fjalë janë rumunë dhe shqiptar që jetojnë në hotele në Calella, pasi janë zhvendosur për të punuar në projektin e Spotify Camp Nou. Ata i përkasin një kompanie nënkontraktore dhe siç raportohet, siguria e punimeve dhe Spotify Camp Nou në tërësi është në duart e një kompanie për sigurim privat e angazhuar nga kompania e ndërtimit Limak