Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqiptarë kudo që jeni, bashkohuni për të protestuar!

Shqiptarë kudo që jeni, bashkohuni për të protestuar!

Shkruan Avdullah Bajrami

Gjykimi i heronjve tanë të luftës dhe paqes, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, fillon më 1 mars 2023.

Ne nuk kemi heronj për të sakrifikuar, prandaj më 1 mars protestojmë në Hagë.

Të protestojmë kundër kësaj padrejtësie speciale ndaj UÇK-së.

Le t’i tregojmë botës që s’kemi asgjë më të shtrenjtë se UÇK-në dhe lirinë.

Le të protestojmë të bashkuar për të vërtetën dhe drejtësinë!

Diasporë, ju që asnjëherë nuk kursyet për Atdheun, bashkohuni dhe ejani më 1 mars 2023, nga 09:00h-12:00h, për të protestuar në rrugën “Laan van Reagan en Gorbatsjov”, Den Haag, Niederlande.

Protestoni për UÇK-në, për ata që i mbrojtën familjet dhe popullin tonë!