Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shqiprim Arifi me mesazh për votuesit e Vetëvendosjes: “Kurrë nuk është vonë për ta kuptuar të vërtetën”

Shqiprim Arifi me mesazh për votuesit e Vetëvendosjes: “Kurrë nuk është vonë për ta kuptuar të vërtetën”

Kryetari i Shqiprim Arifi u është drejtuar me një mesazh votuesve, simpatizantëve dhe militantëve të Lëvizja Vetëvendosje, duke i ftuar që të mos dëshpërohen dhe të reflektojnë për zhvillimet politike në vend.

Në reagimin e tij publik, Arifi thotë se e kupton zhgënjimin e shumë mbështetësve të kësaj partie, të cilët për vite të tëra kanë mbrojtur liderin e saj, Albin Kurti.

“Ju që keni shajtur me vite për ta mbrojtur Albinin, ju që keni luftuar sepse e keni besuar dhe dashur atë, apo ju që verbërisht keni zbatuar çdo urdhër të tij, mos u dëshpëroni,” shprehet Arifi.

Ai shton se ndjenja e zhgënjimit është e rëndë kur, sipas tij, përballesh çdo ditë me atë që e quan tradhti dhe me një lider që për vite të tëra nuk ndalet së gënjyeri.

Sipas Arifit, ai i kishte paralajmëruar këto zhvillime shumë vite më parë.

“Ajo që ju po e ndjeni dhe po e shihni sot, unë e kam parë dhe e kam thënë që nga viti 2014. Për këtë jam sulmuar dhe linçuar me komente e akuza nga shumë njerëz që kishin perde para syve,” tha ai.

Në fund të mesazhit, Arifi thekson se e vërteta gjithmonë del në dritë dhe se, sipas tij, kurrë nuk është vonë për të kuptuar realitetin dhe për të zgjedhur një rrugë të re politike.

“Kurrë nuk është vonë për ta kuptuar të vërtetën dhe për të zgjedhur një rrugë të re. Suksese në këtë rrugëtim të ri,” përfundon reagimi i Arifit.