Djali i legjendës së futbollit Fadil Vokrrit, Gramosi ishte i ftuari i radhës në Periskopi, ku gjatë intervistës u fol për kampionatin evropian e futbollin kosovar.
Vokrri komentoi edhe pozitën e tanishme të Shqipërisë në EURO 2024. Sipas Gramos Vokrrit përveç që duhet një mrekulli që Shipëria të shkoj tutje, ai inkurajoi edhe lojtarët që të luajnë me një angazhim të madh.
“Në futboll gjasat ekzistojnë gjithë, surprizat ndodhin tash duhet shumë faktor me u bë bashkë sepse me të vërtetë kemi të bëjmë më një kampion bote, është kampion evropian ku secili lojtar aty luan në klube secili më të madh se tjetri. Na duhet një mrekulli është shumë e vërtetë, por duhet të hyjmë në lojë më atë dëshirën e madhe dhe me angazhimin e madh qysh dijnë me tregu ne disa raste”, tha ndër të tjera Vokrri.