Mesfushori i Italisë, Bryan Cristante, në një intervistë për UEFA-n, e ka vlerësuar së tepërmi Shqipërinë, kundërshtarin e parë të Azurrëve në Euro 2024.
Cristante theksoi se kuqezinjtë janë një rival i fortë edhe për faktin se shumë lojtarë shqiptarë e njohin mirë futbollin italian.
“Shqipëria është një skuadër shumë e fortë, janë të vështirë për t’u përballur edhe për faktin se shumë lojtarë shqiptarë aktivizohen në Serie A dhe e njohin mirë kampionatin dhe futbollin italian. Na njohin mirë dhe e dinë se si do të luajmë, ndoshta ky është edhe problemi më i madh kundër tyre”.
“Por, e dimë se nëse dhurojmë 100 për qind në fushë dhe jemi të përqendruar, mund të fitojmë. Në një grup si ky i yni, ndeshja e parë dhe një rezultat pozitiv ka shumë rëndësi”.
“Megjithatë, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, Spanja dhe Kroacia e kanë treguar në këto vite se janë skuadra të mëdha”.