Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Shqipëria së shpejti me një anije luftarake

Shqipëria së shpejti me një anije luftarake

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë së Shqipëria së shpejt do të blejë një anije të madhe luftarake, ndonëse nuk dha shumë detaje për këtë.

“Kemi gjetur ferrnaja dhe sot është një bazë taktike e NATO-s. Sot, me flotë helikopterësh dhe së shpejti me një anije të madhe luftarake, veç të voglave. Ky është vetëm fillimi i një transformimi. Industria ushtarake ka nisur të hedhë themelet. Shkollën e aviacionit do ta rilindim. Kemi bërë marrëveshje me një partner shumë të fuqishëm ndërkombëtar”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se gjatë qeverisjes së tij, investimet në ushtri janë dhjetëfishuar.