Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Shqipëria ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Shqipëria ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka ndryshuar sërish ditën e sotme çmimet e karburanteve.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi kanë hyrë në fuqi sot datë 9 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.