Pavarësisht se Shqipëria mbetet ndër vendet me të ardhurat më të ulëta në Europë, qytetarët e saj vazhdojnë të përballen me çmime të larta të karburanteve, duke paguar më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.
Raporti bazohet në metodologjinë e fuqisë blerëse (PPP), e cila mat koston reale të mallrave dhe shërbimeve duke marrë parasysh nivelin e të ardhurave dhe çmimeve në secilin vend.
Sipas renditjes europiane, Shqipëria pozicionohet e pesta për karburantet më të shtrenjta, pas Islandës, Danimarkës, Holandës dhe Zvicrës. Në të njëjtën kohë, vendi rezulton më i shtrenjtë edhe se shumica e vendeve të rajonit.