Shqipëria momentalisht është me gjasa të mëdha për t’u kualifikuar tutje edhe me një barazim eventual ndaj Spanjës, që e ka siguruar kualifikimin nga pozita e parë
Kuqezinjë gjenden në mesin e katër ekipeve më të mira nga vendi i tretë, të cilat do ta sigurojnë nga një biletë për në të tetën e finales.
Natyrisht, xhiroja e tretë dhe e fundit do të jetë përcaktuese se cilat do të jenë katër prej gjashtë vendeve të treta që do të ecin tutje.
Në bazë të matematikave, ekipin e Sylvinhos mund ta çojë tutje edhe një barazim në duelin e vështirë me Spanjën.