Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëria merr vendim për t’i çuar një helikopter dhe 17 ushtarakë në KFOR

Shqipëria merr vendim për t’i çuar një helikopter dhe 17 ushtarakë në KFOR

Këshilli i Ministrave ka miratuar pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar “KFOR” në Kosovë.

Sipas vendimit, Shqipëria do të angazhojë në këtë operacion 17 ushtarakë dhe një helikopter.

Vendimi përcakton vijimin e kontributit të Forcave të Armatosura shqiptare në misionin ndërkombëtar të sigurisë në Kosovë./Abcnews.al