Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëria me çmimin më të lartë të karburantit në rajon

Shqipëria me çmimin më të lartë të karburantit në rajon

Sipas një raporti të fundit nga Global Petrol Prices, Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburantit krahasuar me vendet e tjera në rajon. Kostoja e lartë e naftës dhe benzinës në vend ka ngritur shqetësime tek qytetarët dhe bizneset, duke ndikuar ndjeshëm në përballimin e shpenzimeve të përditshme.

Shqiptarët po paguajnë më shumë se fqinjët e tyre për të njëjtën sasi karburanti.

“Prsh jeta esht qef statistika mesatare e benzines ne ter boten esht 114lek per liter ktu nshqiperi 177 63lek me shum per liter shum turp pz na rropen”-shkruajnë qytetarët për JOQ.

RAPORTI

Shqipëria: Çmimi i benzinës oktan-95 është 177 Lekë për litër. Në krahasim, çmimi mesatar i benzinës në botë për këtë periudhë është 114.85 Lekë.

Grafiku më poshtë tregon çmimin e benzinës në vend në krahasim me vendet e tjera.