Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëria hap kapitullin e parë në bisedimet për anëtarësim në BE më 15 tetor

Shqipëria hap kapitullin e parë në bisedimet për anëtarësim në BE më 15 tetor

Më 15 tetor Shqipëria pritet që të hapë zyrtarisht kapitullin e parë në negociatat e anëtarësimit në BE. Vendimi unanim u mor këtë të mërkurë nga ambasadorë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, tha një zëdhënës për Euractiv.

Hungaria, e cila mban presidencën gjashtëmujore të BE-së, u ka dërguar një letër vendeve anëtare të bllokut, në të cilën theksohet ato janë pajtuar se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshme për hapjen e këtij kapitulli, i cili ka të bëjë me të drejtat themelore.

Sipas metodologjisë së re të procesit të zgjerimit të BE-së, kapitujt që kanë të bëjnë me të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit duhet të hapen në fillim, pasi në procesin e negociatave duhet të ketë më shumë kohë për t’i përmbushur kriteret edhe për t’i mbyllur kapitujt.

Ky është kapitulli i parë nga 33 në përgjithësi që Shqipëria duhet t’i hapë dhe mbyllë për t’u anëtarësuar në BE. Gjithashtu më 15 tetor pritet që rruga e pranimit të Shqipërisë në BE të shkëputet nga ajo e Maqedonisë së Veriut.

Rruga e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE u shoqërua me fillimin e negociatave të nisura zyrtarisht në verën e vitit 2022. Megjithatë, për shkak të mosmarrëveshjeve midis Shkupit dhe Bullgarisë, hapja aktuale e kapitujve është shtyrë pa fund.Por tani, hapi i radhës pritet të bëhet nga Shqipëria në mes të tetorit në kuadër të konferencës ndërqeveritare dhe hapjes së “Cluster 1 – Fundamentals”.Ky grup përfshin disa kapituj – Prokurimi, Statistikat, Gjyqësori dhe të drejtat themelore, drejtësia, liria dhe siguria dhe kontrolli financiar.

“Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë në përpjekjet e saj për të përmbushur kërkesat për të avancuar në rrugën e saj në BE, por është një pengesë për Maqedoninë e Veriut, e cila edhe një herë dështon të bëjë një hap vendimtar drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Euractiv.