Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëria, e shtata në botë për çmimin më të lartë të naftës

Shqipëria, e shtata në botë për çmimin më të lartë të naftës

Organizata “Global Petrol Prices” e ka renditur Shqipërinë në vendin e shtatë në botë për çmimin më të lartë të naftës.

Sipas klasifikimit të publikuar nga kjo organizatë, shqiptarët e paguajnë këtë produkt më shtrenjtë se shumë vende të tjera të botës, përfshirë rajonin, Bashkimin Europian dhe shumicën e vendeve të globit.

Të vetmet vende që e kanë më shtrenjtë naftën se Shqipëria janë Zvicra, Monaku, Islanda dhe Hong Kong.

Ndërsa tregu global i naftës është aktualisht i qëndrueshëm, me një çmim mesatar prej 108 lekë për litër, në Shqipëri karburantet tregtohen me një çmim prej 177 lekë për litër, një diferencë e konsiderueshme.

Këto dallime në çmimet mes shteteve lidhen kryesisht me politikat e prodhimit, tregtisë dhe taksave që aplikohen nga çdo vend. Edhe pse të gjitha vendet kanë akses në tregjet ndërkombëtare, taksat vendore luajnë një rol kyç në përcaktimin e çmimit final.

Aktualisht, në bursën europiane, një fuçi naftë po tregtohet për 70 dollarë, duke shënuar nivelin më të ulët që nga viti 2022 pas shpërthimit të konfliktit Rusi-Ukrainë, kur çmimet e karburanteve pësuan luhatje drastike.