Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, Elisa Spiropali: Nevojë e koordinimit për agjendën tonë kombëtare

Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, Elisa Spiropali: Nevojë e koordinimit për agjendën tonë kombëtare

Shqipëria dhe Kosova kanë nisur përgatitjen për mbajtjen e një seance të përbashkët të dy parlamenteve mesin e Janarit 2025 në Prishtinë.

Mësohet se kryetarja e kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali dhe homologu i saj Glauk Konjufca, janë duke bashkërenduar organizimin.

E pyetur nga Top Channel në lidhje me këtë takim kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali tha se: “Ky Kuvend i përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimet euro-atlantike të Kosovës, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen e sigurinë në rajon e më gjerë”.

Në këtë mbledhje të përbashkët do ti bëhet një bilanc zbatimit të 30 marrëveshjeve të përbashkëta ndërqeveritare Kosovë-Shqipëri. Parashikohet të kenë fjalë dy kryeministrat Kurti e Rama, dy kryetarët e parlamenteve dhe nënkryetarët e grupeve parlamentare. Fokusi do të jenë intensifikimi marrëdhënieve mes dy vendeve.