Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëria dërgon tre policë ushtarak me mision në Sinai të Egjiptit

Shqipëria dërgon tre policë ushtarak me mision në Sinai të Egjiptit

Me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, tre efektivë të Policisë Ushtarake janë dërguar në misionin e Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhgimit në Sinai të Egjiptit.

Përmes një njoftimi zyrtar nga kjo ministri, thuhet se Policia Ushtarake e Shqipërisë ka kapacitet mjaftueshëm për t’iu ndihmur edhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Siguria ndërkombëtare është një element i rëndësishëm në misionin ushtarak të Shqipërisë. Policia Ushtarake i ka kapacitetet për t’u ardhur në ndihmë edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilëve u gjendemi në krah me trupat dhe njerëzit tanë të specializuar. Një mision i rëndësishëm që përfshin tre efektivë të Policisë Ushtarake, të cilët do të kontribuojnë me eksperiencën e tyre për 12 muaj për të përmbushur me përkushtim detyrat në kuadër të MFO. Ju urojmë efektivëve tanë ta përmbushin me sukses këtë mision fisnik dhe shpresojmë për kthimin e sigurt të tyre në atdhe!”, thuhet në njoftimin e tyre të plotë.

Po ashtu, thuhet se në këtë kuadër, pas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes, u përcoll kontingjenti i dytë i Policisë Ushtarake në misionin e Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhgimit (MFO) në Sinai, Egjipt.