Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Shqipëria “bashkon” Evropën kundër Rusisë në Tiranë

Shqipëria “bashkon” Evropën kundër Rusisë në Tiranë

Pas Samitit mbi Ukrainën që u mbajt dje, ku prezent ishte edhe Presidenti i këtij shteti, Volodymnyr Zelensky, Tirana u bë nikoqire e një takimi tjetër rëndësishëm ndërmjet BE-së dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor lidhur me “Planin e rritjes ekonomike për rajonin”. 

Ky aktivet i dinamik diplomatik i shtetit shqiptar, fletë më mirë se asgjë tjetër, për peshën që po e merr shteti shqiptar në arenën ndërkombëtare në këtë kohë të trazuar globale.

Këto dy evente ndonëse në shikim të parë të ndryshme, në të vërtetë shprehin një mision dhe qëllim unik. Sepse siç deklaroi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Ukrainës, “nuk ndalet lufta duke e çarmatosur viktimën por duke e ndalur agresorin. Kjo tregon se pse duhet t’i qëndrojmë Ukrainës në krahë, dhe atë jo duke u nisur nga kalkulimi se çfarë mund të fitojmë por çfarë mund të japim më shumë. Kjo nuk është retorikë. Ju e keni parë hera herës se si ndikimi rus në rajon ka mbjellur destabilitet, dhe nëse vazhdojmë të mbetemi bashkë e në këmbë kjo vjen falë aspiratës së përbashkët për të qene pjesë  e BE-së, Por nëse kjo zbehet, sepse Bashkimi Evropian humbet drejtimin, humbet integritetin e vet, atëherë do jetë më e lehte që të kërkohet havair, shampajnë dhe gjak, në vend që të kërkohen reforma, demokraci dhe të drejta të njeriut” tha ndër të tjera i pari i Qeverisë së shtetit shqiptar.

Kurse presidenti Volodymyr Zelenski, pohoi “se sot po përballemi me një Hitler të dytë. Po ashtu, edhe vendet e Ballkanit janë nën kërcënim nga veprimet destablizuese të Rusisë. Prandaj, është e rëndësishme për të gjitha shtetet tona që Putini, regjimi i tij, të humbasë, sepse dështimet e tij janë siguria jonë e përbashkët” paralajmëroi ndër të tjera kryetari i Ukrainës.

E pa kaluar as 24 orë nga kjo ngjarje nën moton  “beter together” sot Shqipëria mirëpriti edhe Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e ri të Rritjes ekonomike për rajonin”. Nga BE prezent ishte komisionari evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Në këtë ngjarje mungonte vetëm kryeministri Kurti me arsyetimin se gjendet për një vizitë jashtë vendit.

Ky plan i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende. Siç dihet gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë marrëdhënie tregtare me BE-në, mirëpo me anë të këtij plani synohet që ato të behën sa më konkurruese si kusht që nesër të jenë pjesë e Unionit.  Gjatë vizitës në Tiranë në tetor të vitit të kaluar, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i kishte shpalosur disa nga qëllimet themelore të këtij takimi.

 

E shndërrimin e Shqipërisë në prijatare të agjendës evropiane, e potencoi në fjalën hyrëse në këtë samit, edhe komisionari evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, duke thënë se“ Tirana tashmë është rikthyer në një pikë takim për të nxitur përpjekjet e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjese e BE-së”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress