Shqipëria ka bërë hap të madh për kualifikim në evropianin e vitit të ardhshëm i cili do të mbahet në Gjermani, pas fitores 3:0 kundër Çekisë në “Air Albania”.
Pas kësaj fitore Shqipëria kryeson grupin E me 13 pikë, Polonia është e dyta me 9, Çekia në vendin e tretë me 8 pikë, as sa ka Moldavia në vendin e katërt, kurse Ishuj Faroe janë të fundit në grup me 1 pikë.
Shqipërisë i duhen vetëm edhe dy pikë për të siguruar kualifikimin në Euro 2024. Ndeshjen e ardhshme i luan me Moldavinë si mysafirë dhe Ishujt Faroe në Tiranë.
Këto ndeshje do të zhvillohen në muajin nëntor.
/TV Arbëria