UEFA ka zgjedhur një gjyqtar suedez si kryesorin e takimit Shqipëri-Spanjë, dueli i fundit në Grupin B të Euro 2024.
Kuqezinjtë e Sylvinhos sfidojnë të hënën në mbrëmje (21:00) spanjollët e kualifikuar, me ëndrrën dhe besimin për të siguruar një fitore.
Që do të ishte historikë për të gjithë shqiptarët, dhe mbi të gjitha do të sillte kualifikimin në 16 më të mirët e Gjermani 2024.
Glenn Nyberg është përzgjedhur gjyqtari i duelit të 24 qershorit në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit.
35-vjeçari nordik, një ndër më të rinjtë në Euro 2024, u bë gjyqtar profesionist në vitin 2008, teksa mban stemën e FIFA-s prej vitit 2016.
Nyberg ishte gjyqtari i katërt në finalen e Ligës së Konferencës këtë vit në Athinë mes Fiorentinës dhe Olympiacosit.
Gjatë 301 takimeve zyrtare që ka gjykuar në Suedi dhe Evropë, Nyberg ka nxjerrë nga xhepi kartonin e verdhë në 972 raste dhe 16 herë të kuqin.