Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shqipëri: Rritje pagash, shpërblime dhe orare fleksibël për administratën në dy vitet e ardhshme

Shqipëri: Rritje pagash, shpërblime dhe orare fleksibël për administratën në dy vitet e ardhshme

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar Strategjinë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën Publike 2025–2027, e cila garanton rritje pagash, më shumë shpërblime dhe orare më fleksibël për punonjësit e administratës. Strategjia, e publikuar në Fletoren Zyrtare, ka një buxhet prej 9.27 miliardë lekësh (rreth 95.3 milionë euro) për dy vitet e ardhshme.

Plani synon përmirësimin e menaxhimit të burimeve njerëzore, zhvillimin e politikave publike, digjitalizimin e shërbimeve dhe krijimin e një administrate më të qëndrueshme e miqësore me mjedisin.

Një ndër sfidat kryesore mbetet rekrutimi mbi bazën e meritës, konkurrencës dhe transparencës. Po ashtu, strategjia parashikon konsolidimin e punës fleksibël për të balancuar jetën profesionale me atë personale dhe shqyrtimin e mundësisë për orar të reduktuar në disa institucione dhe pozicione specifike.