Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shqipëri: Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, arrestohet 22-vjeçari

Shqipëri: Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, arrestohet 22-vjeçari

Është arrestuar një 22-vjeçar në Thumanë të Shqipërisë, pasi i njëjti goditi për vdekje një këmbësor.

Aksidenti që la të vdekur 36-vjeçarin ndodhi mbrëmjen e së hënës në Thumanë.

“D. S., 22 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Thumanë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin G. Gj., 36 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë humbi jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”./abcnews.al/