Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​Shqipëri-Japoni, projekte bashkëpunimi për zonat e mbrojtura

​Shqipëri-Japoni, projekte bashkëpunimi për zonat e mbrojtura

Shqipëria do të bashkëpunojë me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JAICA), për projekte në zonat e mbrojtura si dhe në fushën e turizmit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale ka bërë të ditur detaje nga takimi i zhvilluar me përfaqësues të kësaj Agjencie në nisje të vizitës zyrtare në Tokyo.

Kumbaro është pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama në vizitën zyrtare në Japoni deri në 25 Shkurt në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Japoni.

Ministrja shprehet se në takimin me drejtuesit e Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, u diskutua për projekte të rëndësishme për zonat e mbrojtura, konkretisht në lagunat dhe parqet kombëtare, shkruan ATSh.

Ajo thekson se dhe turizmi zë një vend kryesor në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe dakordësuam të bashkëpunojmë në këtë sektor.

Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron do të zhvillojnë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera.

/TV Arbëri.

Themes by WordPress