Opozita në Shqipëri po proteston para Kryeministrisë. Protestuesit hodhën molotov drejt Kryeministrisë, në momentin që kreu i PD, Sali Berisha mori fjalën. Zjarri vijoi për disa minuta, ndërsa u shua plotësisht nga policia.
Policia dhe forcat RENEA janë vënë në gatishmëri dhe kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje në protestë.
Pasi mori vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berisha thirri një protestë kombëtare, e cila nisi zyrtarisht para Kryeministrisë në orën 20:30.
Dy janë kërkesat kryesore të demokratëve, krijimi i qeverisë teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili ndodhet në izolim prej 7 muajsh.
Fillimisht përfaqësuesit politikë të Partisë Demokratike dhe mbështetësit e tyre u mblodhën në selinë blu, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Flamur Noka, Belind Këlliçi, Tomor Alizoti, Agron Gjekmarkaj, Edi Paloka, Gazment Bardhi, Ina Zhupa, Jorida Tabaku janë disa nga zyrtarët e PD-së që janë pjesë e protestës./TCH