Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren e Kuvendit për të mos lejuar Avokatin e Popullit, Endri Shabani, që të raportojë.
“Shabani është zgjedhur në mënyrë antikushtetuese dhe sa kohë çështja është në kushtetuese nuk mund të raportojë”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.
Për këtë arsye, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërpreu seancën për një pushim.