Gjykata e Lezhës e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dorjan Keçin, për vrasjen e Sajmir Jakut, zyrtarit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit – Rrëshen.
Pas Keçi u arrestua, atij iu morën shenjat e gishtave ku u përputhen me armën me të cilën u vra Jaku, 7 vjet më parë.
42-vjeçari ka mohuar akuzat, duke mos pranuar të bëhet bashkëpunëtor me drejtësinë, raporton Top Channel.