Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri: Akuzohet se i torturoi e i dogji viktimat, prokuroria kërkon të dënohet 25 vjet

Shqipëri: Akuzohet se i torturoi e i dogji viktimat, prokuroria kërkon të dënohet 25 vjet

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, kërkon që B.H të dënohet me 25 vjet burg, pasi akuzohet për vrasje me paramendim ndaj dy personave, në vitin 1997.

Sipas akatakuzës, i akuzuari në bashkëpunim me persona të paidentifikuar, ka rrëmbyer viktimat, i ka torturuar duke përdorur mjete të forta dhe armë zjarri, dhe më pas i ka djegur të gjallë në një garazh, duke u shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme.

Pas këtij akti brutal, autorët i kanë tërhequr trupat e viktimave zvarrë në qytet, sipas aktakuzës, raporton A2 CNN.

Prokuroria konfirmoi se i akuzuari ka vepruar si organizator dhe ekzekutor, duke konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja me paramendim” në bashkëpunim, siç parashikohet nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal.

I akuzuari u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Shqipëri në vitin 2019.

Powered by WordPress