Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Shpresojmë vitin tjetër ta festojë në Kosovë”, Ismaili ia uron Thaçit ditëlindjen

“Shpresojmë vitin tjetër ta festojë në Kosovë”, Ismaili ia uron Thaçit ditëlindjen

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili i ka uruar ditëlindjen ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke uruar që vitin e ardhshëm të festojë në Kosovë.

“Para se me fillu fjalën, dëshiroj t’ia uroj ditëlindjen një çlirimtarit, presidentit Hashim Thaçi, dhe shpresoj që herëne  ardhshme ta presim ditëlindjen e ardhshme në Kosovë, qysh e meriton një person që kohën e vet të jetës së vet ia ka dhënë Kosovës”, tha Uran Ismaili.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot feston ditëlindjen e tij të 58-të. Ai vazhdon të mbahet në Hagë, ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale.