Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Shpresoj për më të mirën”- Si përgjigjej Kurti kur pyetej se çfarë do të ndodhte nëse Grenelli kthehet në pushtet

“Shpresoj për më të mirën”- Si përgjigjej Kurti kur pyetej se çfarë do të ndodhte nëse Grenelli kthehet në pushtet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë më 2022-ën pyetej lidhur me kthimin e mundshëm të ish-emisarit të SHBA’së në Kosovë, Richard Grenell.

Kurti në një intervistë për ‘Republic’, e publikuar edhe në faqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit, i përmendej një deklaratë e Grenell ku e quante Kurtin “fashist”.

Ai thoshte se Joe Biden është politikani më progresist në botë dhe se “shpresonte për më të mirën”.

“Republik: Ju i thoni të gjitha këto duke ditur që qeveria juaj e parë u përmbys me urdhër të Uashingtonit? I dërguari i Trump për Ballkanin, Richard Grenell donte që ju të largoheshit. Ai të shihte si një ngatërrestar me të cilin nuk mund të bësh marrëveshje.

Kurti: Kosova e konsideron ShBA-në mik, partner dhe aleat për sigurinë dhe mbrojtjen tonë. Përsëri, me përjashtim të Bjellorusisë, nuk ka asnjë vend më afër Kremlinit sesa Serbia. Kjo është arsyeja pse ShBA është më e rëndësishme për ne se çdo vend tjetër. Por në anën tjetër nuk pajtohem me gjithçka që thotë çdo përfaqësues i ShBA-së. Kjo u bë e qartë në vitin 2020 kur i dërguari i presidentit Trump për Ballkanin, Grenell, donte që unë të hiqja dorë nga kërkesat e mia ndaj Serbisë”, thuhet në intervistë.

“Republik: Grenell ju quan “fashist” sot në Twitter. Çfarë do të thotë kjo për Ballkanin nëse shefi i Grenellit, Donald Trump, kthehet një ditë?

Kryeministri Kurti: Jam optimist se gjërat do të shkojnë për mirë në ShBA. Joe Biden është politikani më progresist në botë sot. Shpresoj që kjo ndjenjë transatlantike të mos humbasë. Shpresoj për më të mirën”, vijon intervista

Powered by WordPress