Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Shpëtojnë turisten dhe më pas e përdhunojnë, arrestohen dy burrat në Itali

Shpëtojnë turisten dhe më pas e përdhunojnë, arrestohen dy burrat në Itali

Një turiste zvicerane dyshohet se përdhunua nga dy punëtorë sezonalë në një dhomë hoteli në Rimini të Italisë. Në pranga ka rënë kuzhinieri dhe kamarieri nën akuzën e sulmit seksual.

Ngjarja ka ndodhur me 15 Korrik, ku dy burrat shpëtuan turisten zvicerane ndërsa ishte në gjendje konfuzioni në rrugë, e shtrirë përtokë në një trotuar, sipas raportimeve të mediave italiane.

Gruaja më pas u dërgua nga të dy në një dhomë hoteli, u zhvesh dhe u fut në dush. Sipas dyshimeve paraprake, dy burrat abuzuan seksualisht me vajzën përpara se të telefononin policinë.

E reja, me pushime në Riviera me të dashurin e saj, nuk mban mend se çfarë ka ndodhur pasi ishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit.