Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ‘Shpëtohet nga rrënimi’, Çeku njofton së është rinovuar objekti i ish-konsullatës Austro-Hungareze në Prizren

‘Shpëtohet nga rrënimi’, Çeku njofton së është rinovuar objekti i ish-konsullatës Austro-Hungareze në Prizren

Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka bërë të ditur se është rinovuar ish konsullata Austro-Hungareze në Prizren.

Në postimin e tij ai ka shtuar se kjo ndërtesë paraqet një nga shembujt karakteristik të arkitekturës tradicionale të ndërtesave publike në qytetin e Prizrenit

‘‘Ish konsullata Austro-Hungareze në Prizren, aset në mbrojtje të përhershme, shpëtohet nga rrënimi.

Ndërtesa që i takon shek. XIX-të, për nga forma, proporcionet dhe trajtimi artistik paraqet një nga shembujt karakteristik të arkitekturës tradicionale të ndërtesave publike në qytetin e Prizrenit të kësaj periudhe.

Punë. Përditë’’, ka njoftuar ai.