Sot në mesditë ka ndodhur një shpërthim në Mitrovicën Veriore në afërsi të liqenit të Ujmanit, konkretisht në pjesën ku po freskohen qytetarët, teksa kanë mbetur dy vetura të dëmtuara, raporton TV Arbëria.
Në lidhje më këtë çështje, në një prononcim për TV Arbëria ka folur eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, duke thënë se ky shpërthim është tregues se siguria në atë zonë është ende e brishtë dhe se qytetarët në atë zonë ku po vizitojnë liqenin e Ujamnit mund të jenë të rrezikuar.
“Rasti i shpërthimit në liqenin e Ujmanit vërtetë është një tregues se siguria në Veriun e Mitrovicës është akoma e brishtë dhe se qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët e përdorin atë zonë për çështje të ndryshme mund të jenë të rrezikuar dhe poashtu janë në situatë ku mund edhe të ballafaqohen edhe me raste të tjera ndoshta edhe të përleshjes me serbët po grupet e organizuara të cilat dihen që veprojnë nën organizmin e strukturave paralele në Veriun e Mitrovicës”, është shprehur ai.
Elezi thekson se komuniteti serb janë mësuar që ta kontrollojnë atë zonë andaj ky shpërthim mund të jetë sinjal apo të alarmojnë të gjithë ata të cilët e përdorin liqenin e Ujmanit dhe janë në lëvizje të asaj zonë.
“Neve jemi të vetëdijshmë që hudhja e granatave janë një reaksion i zhvillimeve të fundit ku qytetarë të Republikës së Kosovës kanë zgjedhur Ujmanin për të organizuar vizita dhe për tu freskuar, por siç duket kjo ka qenë një çështje jo e pranuar nga serbët të cilët janë mësuar ta kontrollojnë ato zona dhe poashtu kanë tentuar që me këto veprime të japin sinjale apo të alarmojnë të gjithë ata të cilët po e përdorin liqenin e Ujamnit, se do të jenë në një situatë të cënuar të sigurisë”, tha ai.
Sipas vlerësimit të tij, ishte me fat që s’kishte ndonjë viktimë por vetëm dy vetura të dëmtuara.
Eksperti i sigurisë konstaton se institucionet përkatëse të sigurisë së Kosovës duhet me urgjencë që të analizojnë këtë shpërthim dhe t’i sigurojnë qytetarët se ka kushte sigurie për lëvizje të lirë në atë zonë.
“Ne mund të themi se autoritete përkatëse të Kosovës duhet që me urgjencë ta trajtojnë rastin dhe të shihet e analizohet edhe njëherë në aspektin e sigurisë që ka kushte që këta qytetarë t’i shfrytëzojnë këto zona për çështje të vizitave e turizmit tek liqeni i Ujmanit dhe në atë zonë”, thekson Elezi.
Tutje, ai thotë se jemi të shqetësuar për faktin se ky rast tregon se grupet kriminale të cilat kontrollohen nga strukturave kriminale të Radojçiqit akoma janë prezent ku mund të shkaktojnë veprime të rënda kriminale.
“Po ashtu, jemi të shqetësuar dhe për faktin se ky rast tregon qartazi se grupet kirminale të cilat kontrollohen nga strukturave kriminale të Radojçqit dhe njerëzve si ai, akoma janë prezent dhe të njëjtit mund të shkaktojnë veprime të rënda kriminale dhe po ashtu të rrezikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë jetën e qytetarëve”, është shprehur eksperti i sigurisë për TV Arbëria.