Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, AKB: Shteti ka humbur 5 milionë euro

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, AKB: Shteti ka humbur 5 milionë euro

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar ndaj sulmit në kanalin Ibër-Lepencë, duke theksuar se humbjet financiare nga ky sulm janë rreth 5 milionë euro.

Sipas një njoftimi të AKB-së, dëmi ekonomik që ka shkaktuar shpërthimi në Ibër-Lepenc gjatë dy ditëve të kaluara, duke përfshirë riorganizimin e furnizimeve të reja me ujë dhe energji, si dhe angazhimin shtesë të institucioneve si Policia, Zjarrfikësit, Ushtria e Kosovës dhe organizimet tjera, ka sjellë kosto të pa planifikuara dhe humbje për buxhetin e shtetit të Kosovës.

AKB thekson gjithashtu se ky sulm terrorist ka dëmtuar jo vetëm infrastrukturën, por edhe imazhin e Kosovës si vend të mundshëm për investitorët, duke krijuar frikësim për investitorët vendas dhe të huaj.

“Dëmi ekonomik i Kosovës i dy ditëve të kaluara nga shpërthimi në Iber Lepenc, riorganizimi i furnizimeve të reja me ujë dhe energji, angazhimi shtesë institucionale i Policisë, Zjarrfikësve, Ushtrisë së Kosovës dhe organizimeve tjera mund të janë rreth 5 milionë euro kosto të pa planifikuara dhe humbje për buxhetin e shtetit tonë.

Sulmi diversantë i terroristëve në infrastrukturë në Iber Lepenc në Veriun e Kosovës përveq humbjes ekonomike ka dëmtuar dhe imazhin investues dhe krijon frikësimin për investitorët e huaj dhe vendor”, thuhet në njoftim. /eo