Një sërë sulmesh ajrore të dirigjuara nga Moska kanë goditur kryeqytetin ukrainas Keiv me raketa balistike “Iskander “, duke detyruar qytetarët të strehohen nëpër metro të qytetit.
Kreu i autoriteteve ushtarake të Kievit, Vitali Klitschkow tha se mbrojtja ajrore ka rrëzuar dy raketa kruiz Kh-59 dhe 15 dronë sulmues të nisur nga Rusia, si dhe nuk ka pasur dëme apo viktima.
Tutje, njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës po operojnë në qytet dhe në rajonin përreth Kievit, njoftoi ai në Telegram.
Kujtojmë se Rusia ka goditur qytetin verilindor, i cili shtrihet më pak se 30 kilometra nga kufiri i saj, që nga fillimi i pushtimit të saj në shkurt të vitit 2022