Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, është vendosur në derën e një biznesi që operon në fushën e reklamave dhe marketingut, në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave si dhe identifikimin e autorëve