Mbrëmjen e sotme janë lënduar dy persona si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në veri të Mitrovicës.
Burime të Tëvë1 bëjnë me dije se janë dëmtuar shtatë vetura.
Ndërkohë, zëvëndësdrejtori rajon për veriun e Kosovës, Veton Elshani, ka thënë se njëri nga të lënduarit është lënduar rëndë, por është jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth ores 23:50 dyshohet se ka shperthyer nje granate dore te hoteli Bisevac ne rr. Knjaz Millosh Mitrovice Veri si pasoj e shperthimit jan demtuar rreth 4-7 vetura dhe dy persona jane lenduar njeri ka lendime me te renda por jashtë rrexikut për jetë.
Njësit policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”./teve1.info/