Një person është lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” sot në Prishtinë.
Rastin për TV Arbëria e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti duke shtuar se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë. Si pasojë e shpërthimit, lëndime ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti
Ajo potencoi se policia në koordinim me prokurorinë po kryejnë veprimet e nevojshme lidhur me këtë ngjarje.
Raporti i plotë:
Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë. Si pasojë e shpëethimit, lëndime ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Policia në koordinim me prokjrorinë po kryejn veprimet e nevojshme lidhur me këtë ngjarje.