Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shpërthim në një mjet transportues pranë QKUK- së në Prishtinë

Shpërthim në një mjet transportues pranë QKUK- së në Prishtinë

Një shpërthim i madh ka ndodhur në një mjet transportues, në rrugën Arbënor dhe Astrit Dehari, përballë QKUK-së.

Rasti raportohet se ka ndodhur rreth orës 13:00, të ditës së mërkurë, por ende nuk dihet nëse ishte bombolë gazi apo diçka tjetër.

Në një video-incizimi të publikuar nga InfoPrishtina, shihet flakë e madhe, dhe dëgjohet zhurmë.

Në momentin e shpërthimit, ndodheshin qytetarë përreth dhe po ashtu vetura pranë mjetit transportues.

Burimet kanë kontaktuar zëdhënësin e Policisë Agron Borovci, por i njëjti ka thënë se nuk ka informacione.

“Nuk kam diçka ende”, tha shkurt Borovci.

/TV Arbëria