Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shpërthim në një banesë në Tiranë, nuk ka të lënduar

Shpërthim në një banesë në Tiranë, nuk ka të lënduar

Një banesë në Tiranë është goditur me lëndë plasëse.

Sipas policisë, nuk dihet se kush ka gisht në këtë rast, e as motivet e aktit.

“Rreth orës 23:45, të datës 21.12.2024, është njoftuar Salla Operative se në banesën që jetonte shtetasja E.A, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, është dëgjuar një zhurmë si shpërthim. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar në ballkonin e kësaj banese, të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet se janë dëmtuar nga lëndë plasëse”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

“Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve”.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme